Trump: Mund të kemi probleme me BE-në në fushën tregtare

schedule11:12 - 28 Janar, 2018

schedule 11:12 - 28 Janar, 2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar Bashkimin Europian duke thënë se mund të hasen probleme mes Uashingtonit dhe Brukselit në fushën e tregtisë. Gjithashtu ai u shpreh i gatshëm të futet përsëri në akordin për klimën, por vetëm nëse do të rinegociohen kushtet.

“Kam patur shumë probleme me Bashkimin Europian, por tani këto pakënaqësi mund të transofrmohen në diçka shumë të madhe në pikëpamjen e shkëmbimeve tregtare”. Këtë e ka thënë presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për televizionin britanimk “ITV”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizon edhe se “BE ka trajtuar Shtetet e Bashkuara në një mënyrë të padrejtës lidhur me tregtinë”.

Duke folur për Breksit, Trump thotë se nëse do të ishte në vend të kryeministres britanike, Tereza Mej, do t’i kishte zhvilluar në një mënyrë ndryshe negociatat dhe do të ishte më i ashpër me Bashkimin Europian. “Mendoj se do të kisha negociuar ndryshe. Do të kisha pasur një sjellje ndryshe”, shton lideri amerikan.

Numri 1 i Shtëpisë së Bardhë ka folur edhe për largimin e Uashingtonit nga akordi i Parisit për klimën. “A do të rifutesha? Po sigurisht, do të më pëlqente shumë”. Por me kushtin e vetëm që të bisedohet për një marrëveshje të mirë edhe për ne”, ishte përgjigja e Trump ndaj pyetjes së gazetarit të medias britanike. Më tej presidenti amerikan nënvizon se mbështet ajrin e pastër dhe ujin e pastër. Por thekson se marrëveshja e nënshkruar në Paris nga paraardhësi Barak Obama ishte një fatkeqësi për SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!