“Trump mund të jetë më i fokusuar në Ballkan se Harris”, Çollaku: Frika e Evropës, është një frikë e përzier

schedule02:23 - 6 Nëntor, 2024

schedule 02:23 - 6 Nëntor, 2024

Për deputetin demokrat Kreshnik Çollaku pavarësisht emocioneve, paanshmëria në zgjedhjet e SHBA, është e domosdoshme.

“Pavarësisht emocioneve apo ngjarjeve në raport me Shqipërinë cilado administratë do jetë e rëndësishme. Kam asistuar në përplasjen Obama McCain, cfarë në mënyrë të kujdesshme thuhej ishte në cdo rast janë partner me të cilët do punohet. Nuk janë të udhës anësimet. Në rastin e Kosovës, më duket e fortë anësimi i kryeministrit me Harris. Qasja distante është më e arsyeshmja.Ethet e zgjedhjeve amerikane po përjetohen të forta edhe në Evropë, kolegët ukrainës i kam parë të superstresuar për zgjedhjet atje.

Frika e Evropës, është një frikë e përzier. Evropa e vjetër klasike, ka një lloj hezitimi për shkak të një precedenti. Trump ka një sjellje atipike, sfiduese me Evropën ndonjëherë edhe neglizhente, Biden ishte modeli i kundërt i kësaj., tha Collaku, ndërsa theksoi se edhe pse I paparashikueshëm, Trump mund të jetë më i fokusuar në Ballkan se Harris.

“Në rajon duhet të ndalemi dhe analizuar, me një fitore të Harris ka për të qenë një thellim i qasjes së mandatit të dytë të Obamës, do e lerë një cështje tërësisht europiane. Me një fitore të Trump, që ka një lloj doze paparashikueshmërie, mund të ketë supriza, ka për të qenë i fokusuar në ballkan por me surpriza. Mund të jetë më i fokusuar se Harris në Ballkan. Me një fitore të Harris Ballkani ka për të kaluar edhe më shumë se një cështje evropiane.” – tha Çollaku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!