Gjendja në Shtëpinë e Bardhë sot ka qenë e tmerrshme. CBS News mëson se “disa nga ndihmësit e presidentit nuk janë paraqitur në punë sot dhe atmosfera është shumë e ftohtë”.
“Shumë nga zyrat kanë qenë bosh. Disa nga stafet janë jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke biseduar privatisht në celularë” shkruan BBC, referuar CBS News.
Presidenti ishte në Zyrën Ovale për të paktën një pjesë të ditës, ndërsa një marins qëndronte roje jashtë.
Ndërsa ka bërë disa postime në Twitter në ditët e fundit, duke premtuar një sfidë ligjore për të siguruar rizgjedhjen, ndihmësit e tij thonë se ai mund të ketë një tjetër dalje për mediat.
Ata thonë se shanset që ai t’i drejtohet popullit do të rriten nëse Joe Biden do të flasë sonte, sikur është paralajmëruar./ db/ Abcnews.al