Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Pekin, ku do të takohet me homoogun kinez Xi Jinping në një kohë tensionesh globale dhe sfidash për dy superfuqitë ekonomike të botës.
Trump u prit me ceremony në aeroport nga një bandë frymore që luante muzikë dhe flamuj që valëviteshin, teksa ai u drejtua për në automjetin e tij presidencial. Zëvendëspresidenti kinez ishte në aeroport për të pritur Trump, dhe fakti që Pekini dërgoi një zyrtar kaq të lartë, tregon një shenjë respekti ndaj presidentit amerikan.
Në këtë vizitë, e para në Kinë që nga viti 2017 kur ishte në mandatin e tij të parë, Trump shoqërohet nga biznesmenë të fuqishëm dhe zyrtarë të administratës së tij. Krah presidentit kur zbriti nga avioni ishin CEO I Tesla Elon Musk dhe djali I tij Eric Trump.
Të tjerë që e shoqërojnë kreun e shtëpisë së bardhë janë CEO I Apple Tim Cook, shefi ekzekutiv I Blackrock, CEO I Nvidia dhe CEO I Boeing.
Donald Trump dhe ekipi i tij do të qëndrojnë në hotelin e tyre, pa asnjë angazhim të planifikuar këtë të mërkurë në Kinë.
Të enjten fillojnë aktivitetet zyrtare dhe një takim I planifikuar mes Trump dhe Xi JinPING. Dy vendet kanë pasur përplasje ekonomike pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kanë vendosur tarifa hakmarrëse ndaj njëra-tjetrës disa herë. / abcnews.al /


