Ndërsa iranianët i afrohen emërimit të udhëheqësit të tyre të ardhshëm suprem, presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se udhëheqësi i ri “nuk do të zgjasë shumë” nëse iranianët nuk marrin më parë miratimin e tij.
“Ai do të duhet të marrë miratimin tonë”, tha presidenti për televizionin amerikan, ABC News.
“Nëse nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë. Duam të sigurohemi që nuk do të na duhet të kthehemi pas çdo 10 vjet, kur nuk ke një president si unë që nuk do ta bëjë këtë. Nuk dua që njerëzit të kthehen pas pas pesë vitesh dhe të bëjnë të njëjtën gjë përsëri ose më keq, t’i lënë të kenë një armë bërthamore”, shtoi ai.
Kur u pyet nëse do të ishte i gatshëm të miratonte dikë që ka lidhje me regjimin e vjetër, Trump u përgjigj: “Do ta bëja, për të zgjedhur një udhëheqës të mirë do ta bëja, po, do ta bëja.”
Trump tha se Irani po planifikonte të pushtonte të gjithë Lindjen e Mesme dhe sugjeroi që ai t’i ndalonte ata që ta bënin këtë.
“Ata janë një tigër letre. Ata nuk ishin një tigër letre një javë më parë, do t’jua them unë. Dhe ata do të sulmonin. Plani i tyre ishte të sulmonin të gjithë Lindjen e Mesme, të pushtonin të gjithë Lindjen e Mesme.”, deklaroi presidenti./abcnews.al


