Trump largohet nëse nuk është frythënës takimi me Kim

schedule13:25 - 19 Prill, 2018

schedule 13:25 - 19 Prill, 2018

Presidenti Donald Trump u shpreh se do të largohet nga bisedimet me liderin koreano-verior Kim Jong un nëse takimi nuk do të jetë frytdhënës. Tema kryesore në këtë takim që pritet të ndodhë në Qershor pritet të jetë ç’armatimi bërthamor.

Nëse takimi me Kim Jong-Un nuk do të jetë frytdhënës do të largohem. Kështu është shprehur presidenti amerikan në pritje të takimit historik mes liderit koreano verior dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë. Kim Jong Un ndërkohë është takuar në fshehtësi me Pompeon, drejtorin e CIA- dhe sekretari i ardhshëm amerikan i Shtetit. Edhe Presidenti kinez Xi do të vizitojë Penianin.

Takimi mes Pompeo dhe Kim shkoi shumë mirë dhe u krijua një marrëdhënie e mirë, shkruan më tej presidenti amerikan në profilin e tij në Twitter. Tashmë po punohet për detajet e samitit dhe eliminimi i armëve bërthamore do të jetë një gjë e madhe për botën por dhe për Korenë e veriut, vijon më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ai konfirmoi se takimi mund të ndodhë në fillim të muajit Qershor.

Mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare zbulojnë detaje të tjera rreth përgatitjeve të këtij takimi dhe vendit ku do të mbahet. Vetë Trump foli për pesë opsione ndërsa CNN raportoi se muajin e fundit burime të saj kanë dhënë alternative të tjera duke filluar nga zona neutrale mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, një kryeqytet neutral në Europë si Gjeneva apo Stokholmi, ose dhe në bordin e një anijeje. Por mes hipotezave është dhe ajo e Seulit apo dhe Peniani edhe pse analistët këtë të fundit e konsiderojnë të pamundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!