Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dollari me firmën e Trump/ Nënshkrimi i Presidentit do jetë në kartmonedhat amerikane

schedule08:33 - 27 Mars, 2026

schedule 08:33 - 27 Mars, 2026

Departamenti Amerikan i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se firma e Donald Trump do të jetë në çdo kartëmonedhë amerikane duke e bërë atë presidentin e parë Amerikan në detyrë, që do të ketë nënshkrimin e tij në këto kartëmonedha. Nënshkrimi i Presidentit Amerikan Donald Trump do të jetë në kartëmonedhat amerikane përkrah firmës së Sekretarit të Thesarit Scot Bessent, një hap ky i paprecedentë që vjen në 250 vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk ka mënyrë më të fuqishme për të njohur arritjet historike të vendit tonë dhe të Presidentit Donald J. Trump sesa kartëmonedhat amerikane që mbajnë emrin e tij”, deklaroi Bessent. Tradicionalisht, kartëmonedhat amerikane kanë mbajtur vetëm firmat e zyrtarëve të Thesarit.

Vendimi shihet si pjesë e përpjekjeve të administratës për të lidhur emrin e Trump me programe qeveritare dhe institucione publike. Kartëmonedhat e para prej 100 dollarësh me firmat e Trump dhe Bessent pritet të shtypen në muajin qershor, ndërsa më pas do të pasojnë edhe prerje të tjera.



Aktualisht, kartëmonedhat në qarkullim mbajnë firmat e ish-sekretares së Thesarit Janet Yellen dhe arkëtares Lynn Malerba, të emëruara gjatë presidencës së Joe Biden.

Që nga viti 1861, ka qenë traditë që në kartëmonedha të vendoset firma e arkëtarit të SHBA-së, një praktikë që mund të ndryshojë me këtë vendim të ri. Arkëtari aktual, Brandon Beach, deklaroi se valuta amerikane do të vazhdojë të mbetet “simbol i prosperitetit, forcës dhe shpirtit të pathyeshëm të popullit amerikan”. Ndërkohë, vendimi ka shkaktuar reagime politike. Guvernatori demokrat i Kalifornisë dhe kritik i hershëm i Trump, Gavin Newsom, e sulmoi nismën duke ironizuar situatën ekonomike: “Tani amerikanët do ta dinë saktësisht kë të fajësojnë kur paguajnë më shumë për ushqimet, karburantin, qiranë dhe kujdesin shëndetësor”.

Ky vit shënon 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së 13 kolonive amerikane nga Britania. Në kuadër të këtij përvjetori, më herët është miratuar edhe një monedhë përkujtimore prej ari 24 karatësh me imazhin e presidentit Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!