Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur se, nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të mbrojë një anëtar të NATO-s që nuk përmbush detyrimet kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave për mbrojtjen.
Duke folur në një tubim në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut, ku më 24 shkurt do të shkojë në zgjedhjet paraprake republikane për nominimin në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ai përsëriti historinë e tij për bisedën e supozuar që kishte pasur me liderin e “një vendi të madh”.
Këtë herë, sipas AP, ai nuk përmendi fjalinë që shkaktoi shumë zemërim në publikun perëndimor, në të cilën ai “inkurajon Rusinë të bëjë çfarë të dojë”.
“Dëgjoni, nëse ata nuk paguajnë, ne nuk do t’i mbrojmë. A është në rregull?”, tha Trump.
Ai gjithashtu ndryshoi komentet e tij për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin ai shpesh e lavdëronte si “të ashpër
Në vend të kësaj, Trump përmendi një intervistë që Putin dha për televizionin shtetëror rus të mërkurën, në të cilën ai tha se do të preferonte Biden si president.
“Putini nuk është një fans i imi, e shihni”, tha Trump.
/abcnews.al