Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Trump kërcënon me braktisje të NATO-s/ Neziri: Nuk do kriset raporti. Trump synon të ndajë kostot ekonomike e politike

schedule21:56 - 17 Mars, 2026

schedule 21:56 - 17 Mars, 2026

Koloneli Saimir Neziri, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe rolin e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë, duke u ndalur veçanërisht te qasja e presidentit Donald Trump ndaj çështjeve të sigurisë globale.

Sipas Nezirit, Trump ka kërkuar që kostoja financiare dhe politike për ngushtimin e Ngushtica e Hormuzit të ndahej mes vendeve që përfitojnë nga qarkullimi i naftës, ndërsa ka theksuar mungesën e konsultimit me aleatët europianë dhe vendet e NATO.

Në analizën e tij, Neziri preku edhe qëndrimin amerikan ndaj luftës në Ukrainë, raportet me Europën dhe rolin e Turqia si një faktor ekuilibrues në rajon.



“Presidenti Trump kërkonte që të ndante koston për ngushtuar Ngushticën e Hurmuzit, koston financiare dhe atë politike. Logjika e tij ishte që ata që përfitojnë nga kanali duhet të kontribuojë për të përfituar naftën nga kanali. Ai kërkonte që ta ndante këtë barrë. SHBA dhe shtetet e NATO-s, nuk u angazhuan për shkak se nuk janë konsultuar. Në këtë rast nuk janë konsultuar asnjë nga shtetet e Europës dhe të NATO-s.

Për më tepër që Trump pati një sens tjetër për luftën në Ukrainë, ku tha që nuk është lufta jonë, por e Europës. Europa në këtë rast i ktheu reston. Kjo tërheqje e SHBA bëri që Europa të pozicionohet dhe të shikojë luftën e saj në Europë. Nuk mendoj që do të ketë një krisje në NATO. Turqia ka ndjekur një politikë shumë të kujdesshme në raportin pavarësisht se është provokuar. Turqia ka mbajtur një qëndrim shumë të ekuilibruar dhe ka luajtur mediatorin. Ka shumë faktorë që e detyrojnë Turqinë që të mbajë këtë lloj raporti në rajon”, tha Neziri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!