Trump kërcënon Kinën me tarifa të tjera shtesë

schedule18:05 - 7 Prill, 2025

schedule 18:05 - 7 Prill, 2025

SHBA do të vendosë tarifa shtesë prej 50% ndaj Kinës, nëse kjo e fundit nuk tërhiqet nga tarifat e vendosura prej 34 %.

Tarifa hakmarrëse e Kinës, ishte si një përgjigje e tarifës reciproke shtesë prej 34 % të Uashingtonit e deklaruar javën e kaluar. Trump ka thënë se Pekini ka afat deri nesër për të hequr tarifën e vendosur.

Presidenti amerikan kishte thënë se vendet në mbarë botën po bisedonin me SHBA-në dhe po vendoseshin parametra të ashpër, por të drejtë.

Por ai veçoi Kinën dhe tha se marrëdhëniet me vendin duhet të ndryshojnë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!