Ndërsa e ardhmja e TikTok-ut shumë të përqafuar nga të rinjtë mbetet e pasigurt në SHBA, Instagram si duket po përpiqet të “joshë” krijuesit duke sjellë “Reels”.
Instagram Reels është lançuar tashmë në 50 vende të botës përfshirë këtu edhe SHBA-të.
I ngjashëm me TikTok, Reels u krijon mundësi përdorueseve që të krijojnë video të shkurta me muzikë në sfond të cilat mund të ndahen me miqtë dhe ndjekësit.
Kjo është mundësia e radhës e Instagram për të fituar për shumë përdorues, rritur sasinë e kohës që njerëzit shpenzojnë në aplikacion si dhe për ta vendosur veten si një platformë video-argëtuese.
Kujtojmë këtu se aktualisht kompania amerikane, Microsoft është duke negociuar për blerje të operacioneve të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara.
Ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mund ta ndalojë TikTok në SHBA duke argumentuar se po përdoret nga Kina për spiunazh. /abcnews.al/

