Trump këmbëngul: Nëse numërohen votat e ligjshme jam fitues! Stafi: Biden, Presidenti i ri

schedule19:45 - 5 Nëntor, 2020

schedule 19:45 - 5 Nëntor, 2020

Presidenti Donald Trump beson te fitoja e mandatit të dytë. “Nëse numërohen votat e ligjshme, unë i fitoj me lehtësi zgjedhjet! Nëse numërohen votat e paligjshme dhe votat me vonesë, ata mund t’i vjedhin zgjedhjet” u shpreh ai.

Ndërkohë, stafi i Joe Biden është i sigurt për fitoren. Kandidati demokrat është ende në garë në shtetet e fundit të mbetura ende në ekuilibër.

Paditë e Trump, stafi i Biden i cilëson si të padobishme. “Proceset gjyqësore të Presidentit Donald Trump janë “të padobishme” dhe nuk janë asgjë më shumë se një përpjekje për të shpërqendruar dhe shtyrë atë që tani është e pashmangshme. 

Joe Biden do të jetë presidenti i radhës” tha drejtori i fushatës së kandidatit demokrat, Jen O’Malley Dillon./ db/Abcnews.al