Trump: Kam mësuar shumë rreth koronavirusit

schedule08:39 - 5 Tetor, 2020

schedule 08:39 - 5 Tetor, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 4 tetor, u largua për pak kohë nga spitali ushtarak ku ai është duke u trajtuar për sëmundjen COVID-19, për të përshëndetur, nga një automjet i blinduar, mbështetësit e tij që ishin mbledhur jashtë spitalit.

Përpara se të kthehej në spital, presidenti kaloi pranë një turme që valëviste flamurin amerikan dhe brohorisnin jashtë Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Trump përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter, tha se ai ka “mësuar shumë” për COVID-19, që nga infektimi.

“Ka qenë një udhëtim shumë interesant. Kam mësuar shumë rreth Covid-19. E mësova duke shkuar vërtet në shkollë sepse kjo është shkolla e vërtetë, ”tha Trump.

“Kjo është marrëzi”, shkroi në Twitter mjeku  James P. Phillips, një mjek në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

“Çdo person në atë automjet tani duhet të karantinohet për 14 ditë. Ata mund të sëmuren. Ata mund të vdesin”, shkroi mjeku.

Mjekët që po udhëheqin trajtimin e tij thanë se gjendja e presidentit vazhdon të përmirësohet dhe ai mund të largohet nga spitali më 5 tetor. Ata thanë se nivelet e oksigjenit të Trumpit kishin rënë dy herë shkurtimisht ditët e fundit dhe ai po trajtohet me steroide.

“Pacienti vazhdon të përmirësohet. Ai ka nuk ka ethe që nga e premtja në mëngjes, shenjat e tij janë të qëndrueshme”, u tha gazetarëve mjeku, Sean Dooley./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!