Trump i quan emigrantët e paligjshëm ‘kafshë’

schedule11:18 - 3 Prill, 2024

schedule 11:18 - 3 Prill, 2024

Donald Trump i ka quajtur emigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara “kafshë” dhe “jo njerëz” në një fjalim në Michigan të martën duke iu kthyer retorikës degraduese që ai ka përdorur herë pas here gjate fushatës.

“Një student 22 vjeçar i infermierisë në Xhorxhia, u vra barbarisht nga një kafshë ilegale. Demokratët thonë, ‘ju lutemi mos i quani kafshë, ata janë njerëz’.

Unë thashë ‘jo, ata nuk janë njerëz, ata janë kafshë’.

Nancy Pelosi më tha ju lutem mos përdorni fjalën kafshë kur i referoheni këtyre njerëzve. Unë i thashë: ‘Do të përdor fjalën kafshë sepse të tillë janë ata’.

Kandidati republikan presidencial, i rrethuar nga disa oficerë të zbatimit të ligjit, renditi disa çështje penale që përfshijnë të dyshuar në vend në mënyrë të paligjshme në terma shpesh grafikë dhe paralajmëroi se dhuna dhe kaosi do të konsumonin Amerikën nëse ai nuk fitonte zgjedhjet e 5 nëntorit.

Gjatë fjalimeve të tij, Trump shpesh pretendon se emigrantët që kalojnë kufirin me Meksikën ilegalisht janë arratisur nga burgjet dhe azilet në vendet e tyre të origjinës dhe po nxisin krimin e dhunshëm në Shtetet e Bashkuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!