Trump i kërkon kryeministrit italian që të realizojë gazesjellësin Trans-Adriatik

schedule12:55 - 31 Korrik, 2018

schedule 12:55 - 31 Korrik, 2018

Presidenti amerikan Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin Italian, Giuseppe Konte. Trump i kërkoi shefit të qeverisë së Romës që të vijojë me realizimin e projektit të gazësjellësit trans-adriatik “TAP”.

Presidenti amerikan Donald Trump, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin Italian, Giuseppe Conte. Pas një bisede të shkurtër, ata dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndër tema të ndryshme Trump dhe Konte njoftuan se eshte diskutuar edhe Çështja e gazsjellësit Trans-Adriatik.

DASH ka kërkuar vijimin e realizimit të projektit, ndërsa në Itali ka kundërshtime nga autoritetet lokale. Por kryeministri ITALIAN ishte i qartë kur tha se Roma e kupton rëndësinë strategjike të këtij projekti për të gjithë  Mesdheun dhe jugun e Europës. Ai u shpreh i bindur se qeveria do të punojë me autoritetet lokale në Itali për të ngushtuar diferencat.

Konte  tha gjithashtu se qeveria italiane eshte plotësisht e vetëdijshëm për faktin se ky projekt mund të japë një kontribut edhe në rinovimin e sistemit energjetik i cili është pjesë e programit të tij qeverisës. Për paqartësinë  nga komunitetet lokale, në teritoret ku do të kalojnë tubacionet, kryeministri italian premtoi se, sapo të kthehet në Itali, ai  do të takoj kryebashkiakët e këtyre zonave duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje, e cila do të marrë parasysh edhe shqetësimet e tyre.

Presidenti Trump tha se do të donte ta shihte këtë projekt, si një gazsjellës konkurrues me linjat e tjera qË sjellin gazin rus në Europë

Ndërtimi i linjës që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani në Europë është pothuajse në përfundim të tij në rajonin e Ballkanit. Në Greqi dhe Shqipëri puna po ecën me ritme të shpejta dhe projekti pritet të përfundojë brenda afateve, ndërkohë që në Itali ende nuk janë të qartë për vendimin që do të merret./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!