Trump i bashkohet listës së udhëheqësve botërorë të infektuar me COVID-19

schedule15:54 - 2 Tetor, 2020

schedule 15:54 - 2 Tetor, 2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, duke iu bashkuar një grupi të liderëve botërorë të cilët janë infektuar me COVID-19.

Por kush janë udhëheqësit e tjerë që janë prekur me COVID-19?

-Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson ishte udhëheqësi i parë i lartë botëror i konfirmuar me pozitiv me COVID-19.

Në muajin prill ai u vendos në kujdesin intensiv pasi simptomat e tij u përkeqësuan.

Johnson më vonë shprehu mirënjohjen e tij për stafin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për shpëtimin e jetës së tij.

-Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro në muajin korrik, njoftoi se ishte i prekur me koronavirusin,

Kujtojmë se Bolsonaro promovoi hidroksiklorokinën si një trajtim për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Juan Orlando Hernández

Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández në muajin qershor bëri me dije se ai dhe gruaja e tij kishin dalë pozitivë për COVID-19, së bashku me dy persona të tjerë që punuan me ta.

Ai u shtrua për pak kohë në spital dhe në muajin korrik u  largua nga spitali.

-Alejandro Giammattei

Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei tha se tha se pas testit të realizuar, rezultoi pozitiv për koronavirusin.

“Simptomat e mia janë shumë të lehta. Deri më tani, kam dhimbje trupi, njësoj sikur jam ftohur”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv.

-Jeanine Anez

COVID-19 e çoi presidenten e përkohshme boliviane, Jeanine Anez në izolim në muajin korrik, kur edhe rezultoi pozitiv.

Ajo njoftoi se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë.

-Luis Abinader

Presidenti i sapozgjedhur i Republikës Dominikane rezultoi po ashtu pozitiv për koronavirus dhe u shërua nga COVID-19 gjatë fushatës së tij.

Ai kaloi disa javë në izolim përpara zgjedhjeve të korrikut të mbajtura në vend.

Udhëheqësit iranianë

Në Iran, konsideruar edhe si epiqendra e shpërthimit fillestar të koronavirusit në Lindjen e Mesme, disa zyrtarë të lartë u prekën nga COVID-19.

Midis tyre janë nënkryetari i lartë Eshaq Jahangiri dhe nënkryetari Massoumeh Ebtekar.

Gjithashtu anëtarët e kabinetit kanë rezultuar pozitivë.

Në shkurt muajin shkurt, Irani mohoi për ditë të tëra që vendi të ishte prekur nga koronavirusi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!