Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e 52-vjeçares/ Flet nëna e autorit të dyshuar: Nuk e ka vrarë djali im, donim që lidhja e tyre të përfundonte

schedule10:29 - 29 Korrik, 2025

schedule 10:29 - 29 Korrik, 2025

Familjarët e Ilirjan Selmanit mohojnë jashtë kamerave që djali i tyre ka kryer vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço.

Mëna e 31 vjeçarit, ka deklaruar se i biri nuk ishte problematik.

“Djali im nuk është problematik. Ai është njeri i rregullt dhe nuk bëhet fjalë që ta ketë kryer ai vrasjen. Ne nuk donim që djali të vazhdonte lidhjen me atë. Dje në mëngjes ai kishte shkuar për t’i pastruar mbeturinat që ajo i kishte lënë jashtë derës. Nuk e ka vrarë im bir.



Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat sic bënte gjithmone sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakort për marredhenien me të, por ai pavarsisht se ne nuk ishim dakort e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithe mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në mëdia shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e moren. Ai ështe i sëmurë nga  zemra. Policia të nxjerrë të vertetën, nuk ështe djali im siç thuhet në media.”, tha Sanije Selmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!