Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump fton Vjosa Osmanin në Bordin e Paqes/ Presidentja: Krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt

schedule08:57 - 21 Janar, 2026

schedule 08:57 - 21 Janar, 2026

Edhe Kosova është ftuar të përfaqësoj vendin në Bordin e Paqes nga presidenti amerikan Donald Trump, me rolin e “anëtares themeluese”.

Presidentja Osmani ka pranuar ftesën personale nga Trump, me vlerësimet më të larta për kreun e SHBA-ve, teksa publikoj ftesën e tij në rrjetet e saj sociale.

“Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.”



Presidentja kosovare tha se SHBA-ja solli paqen në Kosovë dhe Kosova sot është aleate “e palëkundur e saj për ta çuar paqen më tej”.

“Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati.”

Në letrën e Trumpit, që mban datën 20 janar, thuhet se më 29 shtator të vitit 2025 ai njoftoi për Planin gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë, përmes një plani 20-pikësh “që shpejt u mbështet nga të gjithë liderët botëror”. Aty përmendet edhe një rezolutë e Kombeve të Bashkuara që mbështet këtë plan.

“Tani është koha që t’i bëjmë këto ëndrra realitet. Në zemër të planit është Bordi i Paqes, që është bordi më mbresëlënës i themeluar ndonjëherë”, thuhet në letrën e Trump.

Trump thotë se pret që të punojë me Osmanin për “shumë kohë në të ardhmen, drejt arritjes së qëllimit për paqe të qëndrueshme botërore, mirëqenie dhe madhështi për të gjithë”.

Presidentja e Kosovës është uruar edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili e ka quajtur këtë akt një gjest domethënës që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

“Dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht. Shqipëria po ashtu dhe kryeminsitri Rama janë ftuar në këtë Bord, ndërsa ftes apër Kosovën nuk erdhi për kryeministrin në detyrë Kurti por për presidenten e Vendit.” shkruan Rama.

Përsa i përkët pagesës 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm, Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, deklaroj se një pagesë e tillë nuk është kërkuar.

Bordi i Paqes pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!