Trump fajtor për mashtrim/ Gjykata e New York: Dha informacione të rreme për vlerën e pronave të tij

schedule15:04 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:04 - 27 Shtator, 2023

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shpallur fajtor për mashtrim. Kështu u konstatua nga gjyqtari i Nju jork-ut, Artur Engoron, i cili theksoi se në këtë mashtrim financiar janë përfshirë edhe fëmijët e tij: Eric, Ivanka dhe Donald Junior.

Konkretisht ata raportohet se kanë dhënë informacione të rreme financiare për rreth një dekadë duke “fryrë” vlerën e aseteve të tyre bankare dhe kompanive të sigurimit.

Gjykatësi ka urdhëruar që disa nga licencat e biznesit të Trump t’i hiqen si ndëshkim. Ai gjithashtu mund të humbasë kontrollin e aseteve të tjera në Nju York, duke përfshirë Trump Toeer. Edhe pse kjo mund të ndodh pas një beteje të gjatë ligjore, pasi ish kreu i shtëpisë së bardhë ka ankimuar vendimin.

Me këtë vendim gjyqtari ka rënë dakord me Prokuroren e Përgjithshme të Shtetit, letisia jejms James, pak ditë para fillimit të gjykimit civil për këtë çështje.

Kjo padi u ngrit një vit më parë nga James, ku trump akuzohej se kishte fryrë asetet e kompanisë nga 812 milionë deri në 2.2 miliardë dollarë gjatë një dekade për të marrë kushte më të mira kredie dhe përfitime të tjera ekonomike.

Një mashtrim që James beson se ndihmoi zhvilluesin e pasurive të paluajtshme të merrte kredi për të ndërtuar një resort golfi në Miami, një hotel në uashington dhe një hotel tjetër në Çikago.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!