Presidenti Trump nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me aksionet ushtarake në Siri. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, e cila megjithatë ka theksuar se, nëse Amerika dhe aleatët vendosin të veprojnë, ky veprim do të jetë në mbrojtje të parimeve të përbashkëta.
“Të gjitha vendet dhe të gjithë popujt do të ndihen të cënuar nëse lejojmë që Assad ta kthejë përdorimin e armëve kimike në një praktikë normale”, ka thënë Haley.
Ajo ka shtuar se, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë të dhëna se forcat e presidentit sirian kanë përdorur armë të tilla në të paktën 50 raste që nga fillimi i luftës./abcnews.al