Trump: Do të kandidoj sërish në 2024

schedule15:02 - 23 Shkurt, 2021

schedule 15:02 - 23 Shkurt, 2021

Fushata elektorale 2024 nis këtë të dielë: “Do të jem unë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.

Kjo është ajo që pritet të thotë Donald Trump  në konferencën e përvitshme të konservatorëve amerikanë të dielën e ardhshme në Orlando. Të pranishmit do të jenë në sallë pavarësisht virusit, por për herë të parë kjo konferencë do të jetë larg kryeqytetit.

Një rast i rëndësishëm për Trump i cili nuk mund të komunikoj më me anë të Twitter. Kjo do të jetë dalja e tij e parë në publik që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.

Ky lajm është publikuar nga Mike Allen në Axios, revistë politike e themeluar nga ai. Analisti amerikan ka folur me disa burime të afërta me ish presidentin, të cilët janë dakord me faktin se fjalimi i Trump do të jetë një dëshmi force, dhe nuk do të mungojnë sulmet ndaj Biden.

Por Trump në të vërtetë dëshiron t’i tregojë forcën atyre që sipas tij e kanë tradhtuar. Njerëz si presidentja e konferencës republikane Liz Cheney, e cila votoi pro shkarkimit të tij. Por dhe Mitch McConnell, lideri i minorancës republikane në senat që dhe pse votoi kundër shkarkimit, e akuzoi Trump se ishte përgjegjësi moral i sulmit ndaj Capitol Hill.

Brenda javës, njerëzit më besnikë të Trump do të takohen për të diskutuar për strategjitë e ardhshme. Por sipas disa burimeve, Trump nuk do të kandidojë, objektivi i tij është të tërheqë vëmendjen në mënyrë që të konsiderojë si sulm ndaj opozitës kërkesën e prokurorisë për të hetuar pasurinë e tij.

Por ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga partia dhe eshtë gati të mbështesë financiarisht çdo kandidat të cilin do e konsiderojë besnik të ideve të tij.

Sondazhet e  fundit tregojnë se Trump ka ende mbështetjen e bazës së partisë republikane: 46 për qind e tyre janë gati të largohen nga partia për të krijuar një parti të tretë me të.

Ndërsa 54 për qind janë gati ta votojnë sërish si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al