Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilluan një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës diskutuan zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme dhe ranë dakord të vazhdojnë koordinimin mes dy vendeve në disa fronte.
Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit izraelit, Trump e informoi Netanyahun mbi lëvizjet e forcave amerikane në Gjirin Persik, në një kohë kur rajoni vijon të përballet me tensione të larta.
Nga ana e tij, Netanyahu ngriti shqetësimin për deklaratat e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe bashkëpunëtorëve të tij kundër Izraelit, duke theksuar nevojën për ruajtjen e zonave të sigurisë përgjatë kufijve të shtetit izraelit.
Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar muajt e fundit. Erdogan ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për minimin e marrëveshjeve mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime edhe për mundësinë e shitjes së avionëve luftarakë F-35 Turqisë, një çështje që është përmendur edhe nga Trump gjatë samitit të NATO-s.
Trump dhe Netanyahu bisedojnë për Gjirin Persik, Izraeli ngre shqetësimet për Turqinë
schedule08:49 - 10 Korrik, 2026
schedule 08:49 - 10 Korrik, 2026

