Trump del nesër para gjykatës, policia e Nju Jorkut në gatishmëri

schedule10:08 - 3 Prill, 2023

schedule 10:08 - 3 Prill, 2023

Policia e Nju Jorkut ka ngritur gardhe metalike rreth  Kullës Trump dhe ka bllokuar rrugët përreth gjykatës në Manhattan, ku ish-presidenti i SHBA-së Donald  Trump është planifikuar të paraqitet të martën  për t’u përballur me akuzat.

Pas vendimit javën e kaluar, Trump  u bë ish-presidenti i parë amerikan që u padit për krime. Rasti përfshin pagesën e yllit porno  Stormy  Daniels me 130,000 dollarë  për të mbajtur të fshehtëmarrëdhënien e tyre gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

Vetë republikani, i cili kandidon për rizgjedhje në vitin 2024, e ka cilësuar një ndjekje politike” dhe një “gjueti shtrigash”, duke përsëritur se është i pafajshëm. Trump   pritet të mbërrijë në Nju Jork nga Florida sot dhe të kalojë natën në  Trump Toëer para se të dalë nesër në gjykatë.

Joe  Tacopina , një nga avokatët e tij, tha se pret më shumë informacion sot për procesin që do të ndiqet të martën, ndërsa shtoi se Shërbimi Sekret që mbron presidentin aktual si dhe ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, do të ketë nje rol të rëndësishëm.

Në të njëjtën kohë, Tacopina theksoi se avokatët e  Trump  do t’i shqyrtojnë plotësisht akuzat ndaj tij, kur të bëhen të ditura.

“Unë sinqerisht nuk e di se si do të shkojë procesi,  shpresojmë sa më mirë që të jetë e  mundur dhe  më pas do të fillojmë betejën për të korrigjuar këtë gabim,”   tha  Tacopina për CNN.

Disa përdorues të mediave sociale kanë bërë thirrje për ekzekutimin e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut,  Alvin  Bragg  dhe anëtarëve të jurisë së madhe që paditën  Trumpin , sipas Site Intelligence Group.

Pasi ish-presidenti pretendoi në mënyrë të rreme fitoren në zgjedhjet e 2020, mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021. Por shumë nga mbështetësit e tij tani janë shprehur të lodhur me protestat, gjithashtu të shqetësuar se do të arrestohen.

Ndërsa çështja e aktakuzave ndaj një ish-presidenti pritet të tërheqë vëmendjen e mediave, nuk dihet nëse do të tërheqë një numër të madh protestuesish. Trump është nga Nju Jorku, por ai nuk fitoi shumë vota atje: vetëm 23% e njujorkezëve votuan për të në 2020 dhe 18% në 2016.

Një zyrtar i gjykatës tha se Trump  është planifikuar të dalë para një gjyqtari në orën 14:14 të martën. Më pas ai do të kthehet në Florida dhe pritet të bëjë deklarata nga Mar-a-  Lago  në orën 20:15.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!