Trump bëhet gati për kontesimin e rezultatit

schedule16:52 - 4 Nëntor, 2020

schedule 16:52 - 4 Nëntor, 2020

Gara vijon të jetë e ngushtë në SHBA, me Biden i cili mori avantazh në shtete si Michigan dhe Winconsin që më herët kryesoheshin nga Trump.

Avantazhi i Biden erdhi pas numërimit të votave të dërguara me postë, të cilat llogariten që janë në maxhorancë në favor të tij.

Siç paralajmëroi më herët, duket se Trump nuk ka ndërmend të tërhiqet edhe nëse humb duke njoftuar se ka bërë gati ekipin e juristëve për të kontestuar ligjërisht atë që pjestarë të stafit të tij e quajtën “manipulim”.

WP raporton duke iu referuar burimeve nga stafi i Trump se presidenti po bën gati juristët që të ndërmarrin hapa ligjore me qëllim sipas tyre shmangien e manipulimeve në zgjedhje.

“Ne jemi optimistë për fitoren. Jemi gati ndërkohë që të pengojmë ligjërisht manipulimin sapo të përfundojnë numërimi i plotë i votave”, shprehen anëtarë të stafit të Trump.

Stafi i Trump është i sigurt që do të rekuperojnë me 30 000 vota në Arizona, ku udhëheq Biden si edhe do të thellojnë rezultatin në Pensilvani dhe Georgia. /abcnews.al