Trump autorizon ushtrinë të përdorë armët ndaj emigrantëve

schedule12:22 - 22 Nëntor, 2018

schedule 12:22 - 22 Nëntor, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndryshuar ligjin sipas të cilit nuk mund të përdoret ushtria në operacione policore në territorin amerikan. Madje ai ka autorizuar ushtrinë të përdorë dhe forcën ndaj emigrantëve që vijnë nga Meksika.

Shtëpia e Bardhë ka autorizuar ushtarët amerikanë të vendosur në kufi me Meksikën që të përdorin forcën për të mbrojtur agjentët federal që kontrollojnë kufirin. Ushtarët mund të qëllojnë dhe për vrarë nëse do të jetë e nevojshme. Deri tani kërkesa të tilla ishin refuzuar nga Pentagoni meqënëse binin në kundërshtim me ligjin e 1898-s, që i ndalonte ushtrisë të merrte pjesë në operacione policie në territorin amerikan.

Ligji në fjalë është ndryshuar për shkak se mund të ketë trazira apo incidente. Kreu i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Keli, deklaroi se ka prova të besueshme dhe informacione të shërbimit të inteligjencës që tregojnë se mijëra emigrantët e paligjshëm që marshojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të shkaktojnë incidente dhe trazira, duke rrezikuar jetën e agjentëve federal.

Ndërkohë agjentë të policisë federale meksikane dhe të institutit kombëtar të emigracionit kanë arrestuar rreth 300 emigrantë që të mërkurën hynë në meksikë nga Guatemala.

Sipas të dhënave të Pentagonit kostoja për rreth 5900 ushtarët e vendosur në kufi me Meksikën, është rreth 72 milionë dollar. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Rob Mening. Kostoja, sipas mjë raporti të dërguar në kongresin amerikan, shkon deri në 210 milionë dollar nëse llogariten dhe 138 milionë dollarët e shpenzuar deri tani për 2100 njësitë e Rojeve Kombëtare në mission në kufi që në muajin Prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!