Trump akuzon prokurorin special Robert Mueller

schedule13:35 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 13:35 - 17 Dhjetor, 2017

Një avokat i presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar prokurorin special, Robert Mueller se posedon në mënyrë të paligjshme mijëra email-e. Dyshohet se këto mesazhe elektronike implikojnë 13 zyrtarë të tranzicionit Trump.

Një avokat nga grupi i formuar për të ndihmuar tranzicionin e Donald Trump për në Shtëpinë e Bardhë ka akuzuar prokurorin special Robert Mueller se posedon në mënyrë të paligjshme mijëra email-e. Kory Langhofer i bëri këto komente në një letër dërguar komiteteve të Kongresit. Por një zëdhënës i Mueller tha se është ndjekur “procedim i duhur penal”, lidhur me këtë rast.
73-vjeçari po heton dyshimet për lidhjet e mundshme mes ekipit presidencial të Donald Trump me zyrtarë të Rusisë. Gjithashtu heton edhe ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Langhofer punon për grupin “Trump for America”. Ai përdorte lehtësirat, duke përfshirë edhe email hosting, të një agjencie qeveritare, të Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), në periudhën ndërmjet zgjedhjes së Donald Trump në nëntor 2016 dhe inaugurimit në janar.

Në letrën e tij avokati I kreut të Shtëpisë së Bardhë, thotë se stafi I GSA “në mënyrë të paligjshme prodhoi materialet private të ekpit “Trump For America”, duke përfshirë komunikimet e privilegjuara, për zyrën e prokurorit special”. Nga ana tjetër Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme ankohet duke thënë se “nuk zotërojnë ose kontrollojnë të dhënat në fjalë”.

Ndërkohë, në letër avokati i Trump i kërkon Kongresit të veprojë për të mbrojtur tranzicionin e ardhshëm presidencial nga “të dhënat private të keqpërdorura nga agjencitë qeveritare, veçanërisht në kontekstin e hetimeve të ndjeshme që ndërlidhen me motive politike”. Emailet e marra nga Mueller thuhet se implikojnë 13 zyrtarë të tranzicionit Trump, duke përfshirë ish këshilltarin e sigurisë kombëtare, Michael Flynn, i cili u deklarua fajtor për deklarata të rreme në FBI./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!