Trump akuzon demokratët për grusht shteti: Po iu hiqni lirinë votuesve amerikanë

schedule11:00 - 2 Tetor, 2019

schedule 11:00 - 2 Tetor, 2019

Presidenti amerikan Donald Trump e ka konsideruar si një grusht shteti iniciativën e demokratëve për ta shkarkuar nga post. Ndërkohë Associated Press raporton se ish i dërguari special amerikan në Ukrainë do të dëshmojë të enjten në kongres në një seancë me dyer të mbyllura.

“Teksa po dëgjoj më shumë e çdo ditë, arrij në përfundimin se ajo që po ndodh nuk është një impeachment, por është një grusht shteti për t’i marrë pushtetin njerëzve, votat, lirinë, amandamentin e dytë, fenë, ushtrinë, murin në kufi dhe të drejtat e tyre si qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Është ky mesazhi më i fundit i kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp pas zhvillimeve të fundit në çështjen e “Ucrainagate”.

Ndërkohë ish i dërguari special amerikan në Ukrainë, Kurt Volker konfirmoi se do të dëshmojë të enjten në kongres, në një seancë me dyer të mbyllura, në kuadër të hetimeve për shkarkimin e presidentit Tramp.

Lajmi raportohet nga Associated Pres e cila citon një burim të kongresit amerikan. Volker dha dorëheqjen një ditë pasi emri i tij figuroi në denoncinimin për telefonatën e Tramp me presidentin ukrainas Zelenski. Volker ishte ai që vendosi në kontakt një këshilltar të Zzelenskit me Rudi Xhulianin avokat personal i Presidentit, i cili kërkonte nisjen e hetimeve për Bajden. /ABC news Albania 24/7