Trump akuzohet se tentoi të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve në Georgia

schedule07:26 - 15 Gusht, 2023

schedule 07:26 - 15 Gusht, 2023

Donald Trump dhe disa nga të besuarit e tij janë paditur për shantazh shtetëror dhe akuza konspirative në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020 në Georgia. Kjo aktakuzë është çështja e katërt penale me të cilën po përballet Trump, i cili synon që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Aktakuza me 41 pika e akuzon vetë Trumpin me 13 akuza dhe për orkestrimin e një sipërmarrjeje kriminale. Prokurorët akuzuan edhe 18 të tjerë, përfshirë ish-shefin e tij të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, si dhe avokatët e tij për zgjedhjet e 2020-ës, Rudy Giuliani, Sidney Powell, Jenna Ellis e Kenneth Chesebro.

Akuzat shënojnë një moment rreziku të konsiderueshëm ligjor për Trump, pasi vijnë në nivel shtetëror dhe ai nuk do të ishte në gjendje të zhbënte ndonjë dënim të mundshëm përmes masave të tilla si vetëfalja ose emërimi i një prokurori të përgjithshëm dashamirës nëse do të rizgjidhej president në vitin 2024.

Në muajt e fundit, zyra e prokurorit të qarkut identifikoi shkelje të shumta të ligjit zgjedhor të përgjithshëm dhe shtetëror nga Trump dhe operativë republikanë ndërsa ata kërkuan të përmbysnin zgjedhjet e vitit 2020, nga presioni ndaj zyrtarëve shtetërorë te organizimi i fletëve të rreme të zgjedhësve deri te shkelja e makinerive të votimit.

Ndër akuzat janë: deklarata dhe shkrime të rreme’, falsifikim; paraqitja e dokumenteve false; ndikimi tek dëshmitarët; shkelje kompjuterike; komplot për të mashtruar shtetin; vjedhje dhe dëshmi të rreme. Akuza më e rëndë, shkelje e Aktit të Organizatave të Ndikuara dhe të Korruptuara nga Raketeri (Rico), dënohet me një maksimum prej 20 vitesh burg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!