Kolegji i Troshanit ku mësoi e dha mësim At Gjergj Fishta, kisha e vjeter e Shna Ndout majë kodrës, mullinjtë e vjetër, kullat që tregojnë mënyrën e jetës së banorëve dhe ushqimet cilësore nga agroturizmet, janë arsye për të cilat vitet e fundit vizitorë e turistë kane si destinacion të tyre fshatin Troshan në Lezhë.
Ndodhur vetëm 16 km nga qyteti i Lezhes, kesaj zone nuk i mungojne edhe vizitoret qe ne fakt jane vendosur ne Shengjin per pushimet e veres. Turizmi shihet si nje mundesi e mire per zhvillimin e zones, arsye per te cilen jane ngritur edhe biznese te sherbimit, kryesisht restorante te agroturizmit.
Vendas e te huaj jane vizotore te ketij fshati ne Lezhe, ndersa arsyet jane qe nga peligrinazhi, kultura e zones, ushqimet e patjeter edhe njohja e menyres se jetes ne kete fshat.
“Fshati ditët e fundit ka shumë vizitorë. Një nga arsyet është se janë hapur struktura akomoduese dhe kanë interes.”
Edhe banoret e Troshanit thone se ka interes nga vizitoret e sigurisht te huaj vazhdojne te vine here pas here. Sipas tyre eshte vetem fshati me kulturen e historine qe terheq vizitoret por objektet kultit dhe restorantet e agroturizmin kane patur ndikimin e tyre.
“Operatoret turistikë ne kete zone po mendojne krijimin e mundesive te reja apo hartimin e itenerareve dhe guidave ne disa atraksione turistike te zones per te terhequr vizitore qe me pas qendrojne me shume se nje dite ne kete fshat.”
Per te patur rritje te ketij interesi eshte e nevojshme qe edhe infrastruktura te permirsohet. Kryesisht ne mirembajtjen e kullave te vjetra dhe objekteve me vlere per zonen dhe kulturen e saj.
Per kete banoret thone se duhet edhe mbeshtetja e qeverise. Turizmi eshte nje potencial qe po zhvillohet ne fshatin Troshan te Lezhes. Vemendja e marre kohet e fundit ka sjelle drejt kesaj zone turiste vendas e te huaj qe sigurisht kerkojne gjithnje dicka ndryshe.
Ata jane gjithnje ne kerkim te elementeve te rinj e Troshani e mundeson kete kerkese. Vetem 16 km nga qyteti I Lezhes dhe lehtesisht i arritshem, ky fshat qe permendet per histori, kulture e gastronomi. /abcnews.al/