Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Bajram Curri – Fierzë.
Mjeti tip “BMW” i drejtuar nga N.M është përplasur me mjetin tjetër tip “Benz” me drejtues F.D, rreth 53 vjeç.
Ky i fundit udhëtonte në makinë me vëllain M.D., 64 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit dhe dy pasagjerë të tjerë.
Drejtuesi 52-vjeçar i makinës “Benz”, sëbashku me pasagjerin e mitur 7-vjeçar, janë transportuar për në spittalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al