Tropja është rikthyer në hartën Covid me dy raste të reja pozitive të konfirmuara sot nga ISHP.
Virusi është zhdukur nga qyteti prej disa javësh, që kur ishte infektuar një punonjës i SHISH dhe bashkëshortja e tij, ndërsa pritet të mësohet se ku janë infektuar dy rastet e sotme.
Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 20 raste të reja me koronavirus, ku 10 janë në Tiranë, nga 3 në Shkodër dhe Krujë si edhe 2 në Durrës dhe Tropojë.
Mësohet se kemi të bëjmë edhe me nje personel shëndetësor të riinfektuar me koronavirus, disa muaj pasi ishte shëruar.
Raste të reja
10 në Tiranë
3 në Shkodër
3 në Krujë
2 në Durrës
2 në Tropojë /abcnews.al

