Barcelona nuk mundi të shkonte në gjysmëfinalen e Europa League, pasi u mposht nga Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por Xavi Hernandez është tronditur nga lajmi që ka marrë ditën e sotme.
Pedri është dëmtuar dhe shkak i këtij dëmtimi ka mbyllur sezonin para kohe dhe kjo është konfirmuar nga kontrollet mjekësore që lojtari i katalanasve ka zhvilluar sot.
Pedri kështu nuk mund të jetë i gatshëm për trajnerin Xavi Hernandez në pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik dhe pa asnjë dyshim kjo është një mungesë e madhe.
LATEST NEWS | Tests carried out this morning have confirmed that @Pedri has a rupture in his left biceps femoris. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/R399cpwU4N
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 15, 2022
/f.a/abcnews.al