Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku një 75-vjeçar është qëlluar 4 herë me pistoletë në lokalin e tij.
Burime për Abc bëjnë me dije se 75-vjeçari Lulash Qepuri është dërguar me urgjencë në spital por ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri banal.
/Abcnews.al/