Tronditet Egnatia e Maganit, humbet për të paktën 3 muaj një titullar

schedule14:59 - 17 Gusht, 2021

schedule 14:59 - 17 Gusht, 2021

Gugash Magani ka marrë një lajm të keq gati një muaj para nisjes së Kategorisë Superiore.

Braziliani Guilherme Eller është dëmtuar në miqësoren e 5 gushtit kundër Vardarit dhe ditën e sotme është operuar në menisk.

Në këtë mënyrë mesfushori brazilian do të qëndrojë jashtë fushave 3 deri në 4 muaj, ndaj tek Egnatia mund të mendojnë edhe për ndonjë afrim tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!