Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një pallat

schedule07:45 - 26 Janar, 2022

schedule 07:45 - 26 Janar, 2022

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një lagje të Athinës në Greqi. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një pallat 6 katësh në rrugën Avenue Syggrou.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person , i cili mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi. Piroteknikë nga Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive (TEEM) janë aktualisht në zonë për të hetuar nëse ka pasur lëndë eksplozive.
Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, i cili u deshën disa orë të vihen në kontroll.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që sipas dëshmive është dëgjuar si në periferitë jugore, si Kalamaki , ashtu edhe në zona të qendrës së Athinës. Dëme janë shkaktuar edhe në objektet përballë. /abcnews.al/