Tronditëse/ Pamjet e vajzës nën rrënoja që mban beben në duar: Pse nuk po vijnë, nuk mundem më!

schedule12:37 - 7 Shkurt, 2023

schedule 12:37 - 7 Shkurt, 2023

Pamje dramatike vijnë nga zonat e dëmtuara nga tërmeti që goditi ditën e djeshme Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mbi 5 mijë viktima dhe mbi 20 mijë të plagosur.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një vajzë e vogël nën rrënoja që qan dhe lutet për ndihmë, ndërsa në krah mban një bebe të vogël.

“Nuk po duroj dot më. Pse nuk po vijnë”, dëgjohet teksa shprehet vajza, ndërkohë që disa persona që tentojnë ta ndihmojnë e pyesin se si është foshnja.

“U lodh duke qarë. Nuk po qan më”, thotë vajza.

/abcnews.al