Tirana dhe Bylisi janë eliminuar në Kupën e Shqipërisë, që në turin e dytë. Bardheblutë u mposhtën nga Korabi me rezultatin 0-1 në “Skënder Halili”.
Skuka shënoi në minutën e 119-të në portën e bardhebluve, që kishin vendosur të bënin rotacion edhe për shkak të mungesave të shumta prej faktit që disa lojtarë janë grumbulluan me kombëtaret.
E ka pësuar edhe Bylisi, kundër Dinamos. Blutë e kryeqytetit fituan me përmbysje. Antohny Beji realizoi për ballshiotët i pari, ndërkohë që Djidjiwa ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Barazim 1-1 dhe në shtesë një penallti u kthye në gol nga Da Silva dhe Dinamo kaloi tutje me triumfin me rezultatin 1-1.
KUPA E SHQIPËRISË, Turi i Dytë
Grupi A
Tirana-Korabi 0-1
Shënues: Skuka 119′
Teuta-Kastrioti 5-0
Shënues: Arapi 13’, Bregu 29’, Iran 72’, Vila (pen) 83′, Gruda 85′
Bylis-Dinamo 1-2
Shënues: Beji 8’/ Djidjiwa 71’, Da Silva (pen) 114′
Grupi B
Kukësi-Besa 2-1
Shënues: Koleci 8’/ Limaj 67’, Ibraimi 73’
Skënderbeu-Pogradeci 3-0
Shënues: E. Berisha 13’, Mensah 57’, 66’
Partizani-Apolonia 1-0
Shënues: Brown 19’
Më parë kishin siguruar klualifkimin Teuta, Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani, të gjithë ekipe pjesëmarrëse në Superiore. Nesër Vllaznia luan kundër Elbasanit, kurse të shtunën Laçit pret Egnatian. /abcnews.al


