Tronditen “Djajtë” e Belgjikës, sllovakët tundin rrjetën e Casteels

schedule18:09 - 17 Qershor, 2024

schedule 18:09 - 17 Qershor, 2024

Pritej një fitore e madhe e belgëve, mirëpo sfida ka nisur totalisht keq. Sllovakia nuk ka humbur asnjë moment dhe me rastin e parë të rrezikshëm në zonën kundërshtare kanë ndëshkuar djemtë e Tedesco, duke shtangur kampin belg dhe tifozët e pranishëm në stadium.

Nga një “përgjumje” e mbrojtje belge ka përfituar “veterani” i sulmit, Ivan Schranz, me 30-vjeçarin e Slavia Prague, i cili ka marrë një top nga Kucka dhe me një goditje diagonale ka tundur rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!