Troisi: Penalltia e Kukësit nuk ishte, e Ribajt po. Prezantimi? Pyesni presidentin

schedule19:32 - 2 Shkurt, 2020

schedule 19:32 - 2 Shkurt, 2020

Flamurtari ndodhet në krizë dhe sot regjistroi humbjen e radhës në kampionat. Trajneri i kuqezinjve, Marcelo Troisi analizoi humbjen dhe gjendjen e ekipit vlonjat në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport,

FINANCAT – “Rreth kontratave, jam akoma optimist. E di që është një situatë e vështirë, kam pak lojtarë në dispozicion. Unë jam akoma në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë dhe në çfarë situatë do të jemi, si do të punojmë”.

PENALLTIA – “Për mua nuk është penallti. Dukshëm portieri ka kapur topin, qëllimi i portierit është për të kapur topin dhe duket qartë se ka kapur topin. Më pas, ka pasur kontakt”.

RIBAJ – “Në fushë ishte shumë e shpejtë, nuk duket, por nga pamjet, duket se mbrojtësi i Kukësit ka krahun hapur. Penallti për Ribajn, për mua është penallti”.

MUNGESA E PREZANTIMIT – “Këtë pyetje, duhet t’ia drejtoni presidencës. Kam dëshirë të them diçka: Shumë kolegë apo kritikë të futbollit që jeni aty në studio, kam dëgjuar ditët e fundit një mungesë respekti kundër meje. Unë kam vite që punoj në futboll, kam luajtur futboll profesionist. Kam shumë respekt për shqiptarët, dikush thotë që nuk jam trajner, dikush tjetër thotë që merr vesh më shumë se unë. Unë jam brazilian, në Brazil nuk ekziston kjo e UEFA-s, unë kam licencën A, po bëj 5 vite që e kam këtë licencë. Po pres që të marr licencën Pro”.

Nuk e di përse nuk jam prezantuar zyrtarisht. Kam një muaj që punoj këtu, kam akoma një kontratë. Nuk e di pse nuk jam prezantuar, detyra ime është të punoj dhe kaq. Po mendoj vetëm për punën time”, tha Troisi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!