Flamurtari luajti mirë, fort dhe mori një pikë në Ballsh. Trajneri i kuqezinjve, Marcelo Troisi foli rreth ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku ndalet edhe tek e ardhmja, lojtarët e rinj vlonjatë e ata brazilianë.
“Po bazohemi të bëjmë një lojë të mirë dhe të aktivizojmë lojtarë që kanë luajtur pak. Qëndrimi në kategori është i vështirë, po tentojmë të luajmë bukur dhe të aktivizojmë sa më shumë lojtarë.
Po presim të takohemi me presidentin që të diskutojmë për të ardhmen. Sa i përket ndeshjes, dua të përgëzoj djemtë e rinj. Dhanë gjithçka kundër një ekipi të fortë si Bylis. Është pozitive që morëm një pikë sot.
Jam fokusuar të bëj një lojë të mirë, Superiorja është shumë e fortë. Ka lojtarë që kanë qëndruar shumë kohë jashtë, por kanë potencial për të dhënë për Flamurtarin. Lojtarët e rinj vlonjatë po mundohem t’i aktivizoj sa më shumë, edhe lojtarët brazilianë janë lojtarë të rinj“, përfundon trajneri brazilian. /abcnews.al