Gala, vajza e Robert Aliaj bëri krenarë të gjithë shqiptarët, pasi u shpall fituese e ‘The Voice Kids’ në Belgjikë. 15-vjeçarja mahniti jurinë dhe publikun me vokalin dhe performancat e saj. Së fundmi, Gala ka dhënë një mesazh përmes emisionit “Abc-ja e mëngjesit” për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë hap të rëndësishëm të karrierës së saj.
“Shumë faleminderit për vëmendjen që keni për mua. Kam një ndjenjë shumë normale, nuk di si ta shpjegoj, është shumë abstrakte. Ndihem shumë falenderuese dhe për të gjitha gjëra që kanë ndodhur tani. Shumë faleminderit për suportin, Është e mrekullueshme. Ju dua të gjithëve.“, tha Gala.
Ajo që ra në sy gjithashtu teksa 15-vjeçarja performonte ishte dhe unaza patriotike me shqiponjën dykrenare në ngjyrë të zezë, detaj që u vlerësua maksimalisht nga të gjithë. xh.d/abcnews.al