Është mbyllur takimi mes Tiranës dhe Flamurtarit, me fitoren e bardhebluve me rezultatin e pastër, 2-0. Të besuarit e Egbo zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë, me konkretisht brenda 9 minutave.
Ishte mesfushori Idriz Batha ai që shënoi golin e parë, me anë të një penalltie në minutën e 65-të. Mesfushori vazhdoi ecurinë e tij të mirë pas atij goli në derbi fundjavën e shkuar.
Nëntë minuta pas golit të Bathës, shënoi edhe Torassa. Argjentinasi i siguroi fitoren bardhebluve kryeqytetas me golin e tij, përballë një Flamurtari pa shumë ide.
Ekipi vlonjat po bën një sezon për t’u harruar dhe duket se e kanë prerë që tani biletën për në Kategorinë e Parë. Ndërsa Tirana me këtë triumf, ngjitet në kuotën e 25 pikëve, në vend të katërt në renditje./abcnews.al


