Fitore spektakolare e kombëtares së femrave. Shqipëria mposhti 4-0 Qipron në sfidën e eliminatoreve të Europianit, që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”.
Suada Jashari zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18-të. 32-vjeçarja nga Mitrovica realizoi një gol shumë të bukur, teksa pjesa e parë nuk prodhoi më gola.
Vajzat e kombëtares nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të sfidës. Tre golat e tjerë u shënuan në dhjetë minutat e fundit. Megi Doci ktheu në gol një penallti në minutën e 80-të.
Më pas erdhën edhe rrjetat e Luçie Gjinit dhe Kristina Maksutit. Një fitore e bukur për vajzat e Dritan Babamustës, trajneri që drejtoi kombëtaren në mungesë të Armir Grimës (është infektuar me Covid-19).
Kjo ishte fitorja e dytë për Shqipërinë në grupin E. 6 pikë dhe vendi i katërt për kombëtaren e femrave, që takimin e fundit e luan jashtë fushe ndaj Portugalisë (1 dhjetor, 18:45). /abcnews.al
Futbolli i femrave, eliminatoret e Europianit
Shqipëri-Qipro 4-0
(Jashari 18′, Doçi (pen) 80′, Gjini 87′, Maksuti 90+2′)