Tritoli në Durrës, pronari për Abc: Dy herë më kanë hedhur benzinë, dy herë kanë gjuajtur me armë, do marr masa

schedule08:26 - 19 Qershor, 2022

schedule 08:26 - 19 Qershor, 2022

Shaban Aga, 58-vjeçari që iu vendos tritol në derë të biznesit në Durrës flet për Abc. Ai u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. Sipas 58-vjeçarit dy herë i është hedhur benzinë në makinë dhe dy herë të tjera është gjuajtur me armë në drejtim të biznesit. Mbrëmjen e djeshme iu vendos një sasi tritoli. Policia ka identifikuar ai autor të dyshuar shtetasin D.K, 31 vjec, banues në Burrel.

Aga: U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë ardhur i kanë hedhur makinës benzinë, dy herë të tjera kanë gjuajtur me armë,  mbrëmë kanë ardhur kanë hedhur tritol. Unë s’kam konflikt me njeri. Pyesni gjithë zonën, gjithë lagjen.  Policia bën punën e vet, ai personi me mua nuk ka pasur asnjë konflikt. Ai personi mua më ka thënë dy llafe, dhe ato që ka thënë, i ka thënë në polici. Ky muhabet ka pak a shumë 6 muaj. Kaq di. Dyshimet i ka vetë policia, ta zbardhin këtë çështje. Unë jam në shtëpinë time, në punën time, në hallin tim.

Policia të bëjë punën, unë për vete s’i kam borxh askujt. Mbrëmë në shtëpi isha. Shpërthimi ishte shumë i fortë, unë për fat isha vetëm në shtëpi, gruan nuk e kisha aty, çunat i kam jashtë. Vetëm drejtësi, të zbardhet sa më parë kjo çështje. Ose do marr masat e mia, nuk do rri me duar në xhepa.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të Shaban Agës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!