Policia ka identifikuar një prej autorëve të hedhjes së tritolit në derën e banesës së Robert Gera dhe Erdi Kraja në Shkodër, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Përmes një njoftimi, policia thotë se po vijon punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Sipas informacioneve të para, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale./abcnews.al
Robert Gera, Erdi Kraja