Tritoli në banesën e gjyqtarit/ Në “sitë” dosjet që ka hetuar Tonin Sterkaj, ja pistat e hetimit

schedule10:28 - 29 Prill, 2024

schedule 10:28 - 29 Prill, 2024

SHKODËR- Mëngjesi i ditës së diel nuk ishte i zakontë për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj. Një person i maskuar me kapuç të zi dhe doreza u afrua në portën e banesës së tij duke i vënë një sasi tritoli.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, thotë se grupi hetimor ka nisur të kontrollojë dosjet e fundit, të cilat ka patur në dorë gjyqtari Sterkaj.

Paraprakisht, bazuar dhe në dëshminë e tij, gjyqtari ka deklaruar se nuk ka konflikte personale me persona të tjerë. Sakaq, ky akt sipas grupit hetimor dyshohet se ka qenë mesazh për veprimtarinë e tij si gjyqtar.

“Bëhet fjalë për një mesazh. Ky është dyshimi, pasi gjyqtari Sterkaj nuk rezulton të ketë konflikte personale”, raportoi gazetari.

Shtëpia e gjyqtarit në Shkodër është marrë në ruajtje nga efektivë të Gardës së Republikës./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!