Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një banese në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”.
Sipas informacioneve të para, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al