Tritol lokalit në zonën e Komunës së Parisit

schedule09:06 - 26 Korrik, 2019

schedule 09:06 - 26 Korrik, 2019

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa pista që po hetohet është ajo e konkurencës së fushën e biznesit.

Lënda plasëse dyshohet se u hodh drejt lokalit nga një automjet që ishte në lëvizje.

E gjithë skena është fiksuar nga kamerat e sigurisë së rrugës “Medar Shtylla” në zonën e Komunës së Parisit.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme materiale edhe te apartametet që ndodhen sipër lokalit.

Fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar, por vetëm panik në radhët e qytetarëve.

Policia bën të ditur se tritoli shpërtheu në pjesën e jashtme të derës së lokalit, i cili është duke iu nënshtruar rikonstruksionit. Edhe dy automjete u dëmtuan, të cilat ndodheshin të parkuara pranë objektit.

Grupi hetimor po verifikon të kaluarën e administratorit të lokalit. Ky i fundi u shpreh para ofiverë të krimeve në drejtorinë e policisë së Tiranës se nuk ka konflikte me askënd. Pista që po hetohet nga uniformat blu është ajo konkurencës për shkak të biznesit.

Gazetar i ABC News: Andi Qosja

/ABC News Albania 24/7