Janë ndaluar dy persona që dyshohet se morën pjesë në tritolin e vendosur në Lungomare ditën e diel pranë një lokali.
Burime nga policia thonë se autori është kapur nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë, deri tani mësohet se nuk kanë bashkëpunuar me policinë.
Kujtojmë që lokali ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij. Nga shpërthimi ka vetem deme material.
Keto jane pamjet pas shperthimit me tritol te ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit ‘The Boss’ që ndodhet në shëtitoren buzë detit në Vlorë./abcnews.al