Shkodër – Policia ka reaguar lidhur me tritolin që iu vendos biznesit të një efektivi në Grudë të Re.
Sipas policisë ngjarja është shënuar rreth orës 02:20, ku persona ende të pa identifikuar i kanë vënë tritol lokalit në pronësi të Ndrek Rrasës.
Po ashtu policit i kanë djegur edhe makinën tip Furgon.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
/abcnews.al/